Të fundit

Stresi dhe Keisi rikthehen bashkë?

Stresi dhe Keisi kanë rrëmbyer sërish vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre të fundit duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë.

Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru” që duket si dedikim për (ish) partneren.

Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoj se do jetë gjithmonë pranë saj. Mes të tjerash në tekst ai thotë:

“Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata.”

Sakaq, Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në Instastory duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci