Të fundit

Ndërron jetë një i burgosur për krime lufte

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 11:00, në Klinikën e Pulmologjisë në SHSKUK, ka ndërruar jetë i burgosuri, S.B, viti i lindjes 1960.

I burgosuri që nga fillimi është pranuar me diagnozë hipertension arterial, për të cilën është trajtuar dhe ka pas kontrolle të rregullta tek mjeku i qendrës, tek kardiologu dhe vizita të tjera specialistike.

Pas keqësimit të gjendjes, më 05.11.2021, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në SHSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë. Përkundër përpjekjeve dhe trajtimit shëndetësor të vazhdueshëm, i burgosuri ka ndërruar jetë.

I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për veprën penale; Krime lufte kundër civilëve dhe po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Stafi mjekësor ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci