Të fundit

Publicisti i Washington Post përplaset me Grenellin për Kosovën

Publicisti i gazetës prestigjioze amerikane “The Washington Post”, Ishaan Tharoor, ka thënë se Qeveria e Kosovës e sheh Richard Grenellin si “agjent të publicitetit” të Serbisë.

Tharoor, në një reagim ndaj ish-emisarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë po ashtu se Grenelli në sytë e qeverisë në Prishtinë shihet si përkrahës i Serbisë, “i cili qëllimisht destabilizoi politikën e saj të brendshme” dy vjet më parë.

“Lidershipi aktual i Kosovës e sheh Grenellin (ish-zyrtar i Trumpit) si një agjent të puiblicitetit për Serbinë, i cili qëllimisht destabilizoi politikën e saj të brendshme në mënyrë që të arrijë një marrëveshje simbolike që tash ka pak ose aspak trashëgimi”, tha Tharoor, duke iu referuar Marrëveshjes së Uashingtonit të ndërmjetësuar nga Grenell.

Grenell i është kundërpërgjigjur Tharror-it. I ka thënë se kryeministri aktual i Kosovës “është një fashist”.

“Qeveria aktuale fashiste në Kosovë, ka një kryeministër i cili bukfalisht ka hedhur gaz lotsjellës në kuvend kur nuk i ka shkuar rruga siç ka dashur”, është kundërpërgjigjur Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1553911442910244864

 

Në disa reagime në Twitter të dielën, Grenell ka bërë thirrje për lirimin e Hashim Thaçit, dhe ka shtuar se Kurti është problemi.

“Një tjetër katastrofë e Blinken. Edhe shqiptarët e dijnë se Kurti është problemi. Kthejeni Thaçin”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci