Të fundit

Holandë – protesta të tensionuara pas masave të reja AntiCovid

Të premten në mbrëmje pati protesta të tensionuara në Hagë të Holandës, pasi Kryeministri Mark Rutte njoftoi për masat e reja kundër pandemisë.

Policia përdori ujë kundër qindra protestuesve që hidhnin fishekzjarrë, të grumbulluar para Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë, gjatë kohës kur Rutte po mbante konferencë për gazetarë, shkruan The Guardian, transmeton Paparaci.

Rreth 200 protestues hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policëve dhe vendosën barrikada, sipas agjencisë së lajmeve, “AFP”.

Policia përdori ujë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit bënin zhurmë e brohoritje nëpër qendrën e qytetit.

Masat e reja në Holandë, ku përfshihen së paku tri javë me kufizime në restorante, dyqane e ngjarje sportive, janë izolimi i parë i pjesshëm dimëror në Evropën Perëndimore.

Nga e shtuna, restorantet, kafenetë e dyqanet do të duhet që të mbyllen në orën 20:00 për tri javët e ardhshme, ndërsa dyqanet e cilësuara si joesenciale duhet të mbyllen në orën 18:00.

Njerëzve do t’u kufizohet numri i mysafirëve në shtëpi në katër persona dhe janë këshilluar që të punojnë nga shtëpia, përpos në rastet kur është e domosdoshme prania në vendin e punës. Megjithatë, shkollat nuk do të mbyllen dhe nuk do të ketë orë policore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci