Të fundit

Çitaku: Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se beteja e vërtetë tash është energjia e jo “luftërat imagjinare në kokën e kryeministrit”.

Ajo i është referuar njoftimi të KEDS-it, ku nga sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit”, ka shkruar ajo në Facebook, të hënën.

Sipas saj, dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë situatë.

“Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës”.

Çitaku ka shtuar se sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare.

“Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”, ka thënë Çitaku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci