Të fundit

A do të lejohet bartja e shamisë në shkolla? Përgjigjet ministrja e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se e drejta e shkollimit nuk do t’i mohohet askujt.

Pa dhënë ndonjë sqarim konkret rreth iniciativës që të lejohet bartja e shamisë në shkolla, Nagavci ka thënë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë.

Ajo ka thënë se do t’i koordinojnë veprimet formale tashe tutje, përcjell Nacionale.

“Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë. Nuk ka pasur asnjëherë sa e di. Gjithë kjo fushatë që është ngitur në kohët e fundit nuk është e qartë. UA që i janë referuar ka të bëjë me mbarvajtjen e punë në shkolla të mesme të larta. Ka disa çështje ligjore ky Udhëzim. rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi. Do të shohim se si ta rrregullojmë tutje në aspektin formal. E drejta për shkollim është e drejtë e garantuar, e askujt nuk i mohohet e drejta”, u shpreh Nagavci në konferencë për media.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci