Deputeti i VV-së, Avni Dehari, ka bërë të ditur se ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në një postim në Facebook, Dehari tha se kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër.
“Vota juaj ka forcën e çelësit magjik, që hap dyert e mbarësisë! Me votën, që sot hidhni në kuti, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare në komunën ku jetoni!”
Dehari bëri thirrje që qytetarët të dalin në votime, pasi një gjëtë tillë e ka bërë edhe ai me bashkëshorten. Ne e hodhëm votën tonë në kuti, hidheni edhe ju”, shkroi ai.
