Partia Demokratike e Kosovës ka thirrë një konferencë për media e cila pritet të fillojë në orën 17:30 lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Partia Demokratike e Kosovës mban sot në ora 17:30 konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Konferenca mbahet në selinë qendrore të PDK-së”, njofton PDK.
Ndryshe, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ftoi qytetarët e komunave të cilat janë në balotazh, të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, teksa shtoi se sot është ditë vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të këtyre komunave.
