Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në profilin e saj në Facebook ka shkruar se e ka marrë malli që në Kosovë të ketë investime kapiale.
Tutje ajo ka shtuar se e ka marrë malli edhe për rrije rrogash për mësuesit, mjekët e policët.
Pjesë e kësaj liste janë edhe reduktimet e energjisë elektrike, transmeton Paparaci.
“Mua për shembull më ka marrë malli me pasë investime kapitale në Kosovë. Kjo qeveri ka shpenzuar vetëm 9%të buxhetit. Më ka marrë malli me u rritë rrogat për mësuesit, mjekët, policët; Më ka marrë malli mos me u shtrenjëtu e mos me u ndalë rryma në pikë të verës; Më ka marrë malli mos me pasë infalcion marramendës në produkte bazike”, shkruan Çitaku.
“Më ka marrë malli me u koordinu me aleatët tanë, e jo me i thumbu në konferenca për shtyp. Kryeministër, lej foret. Puno najsen. Nëse nuk din pyet”, përfundon ajo.
Kujtojmë se sot Kurti, ka thumbuar paksa emisarin amerikan, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit është takuar me krerët e partive politike të Kosovës në një darkë në rezidencën e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Kurti ka pranuar që ka kohë që s’është takuar me partitë opozitare, derisa thotë se do ta pyes sot Escobarin se si i ka shkuar ai takim dhe se si janë opozita. Kreu i ekzekutivit ka thënë se edhe vetë e ka marrë malli për opozitën.
