Të fundit

Vetura me tabela të Kosovës përfshihet në aksident në Shqipëri – tre të lënduar

Një aksident me pasojë lëndimin e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në autostradën Lushnje-Fier në vendin e quajtur Bishqem.

Mësohet se një mjet me targa të republikës së Kosovës “01 639HQ” është përplasur me një mjet me targa AA873XN.

Shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të dy mjetet në kohën që janë prekur me njëra tjetrën ndoshta në tentativë parakalimi të mjetit Opel me targa të Kosovës ka shkaktuar përplasje me trafikndareset e të dy mjeteve.

Nga shpejtësia mjetet kanë përfunduar me qindra metra larg njëri tjetrit.

Te lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Top Channel

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci