Të fundit

Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit në fazën e grupeve

Ballkani ka mësuar dje kundërshtarët e radhës për fazën e grupeve në kuadër të UEFA Conference League.

Kampioni i Kosovës gjendet në Grupin G së bashku me Slavia Praha, Cluj dhe Sivassporin.

Therandasit shkruan histori duke arritur grupet në garat evropiane, ndërsa aventurën e re do ta nisin nga 8 shtatori.

Ndeshjen e parë Ballkani do ta zhvillojë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të pres klubin rumun, Cluj.

Në xhiron e dytë të Grupit G, Ballkani do të luajë në udhëtim te skuadra nga Republika e Çekisë, Slavia, më 15 shtator – teksa edhe në xhiron e tretë do të luajë në udhëtim te Sivasspori, më 6 tetor.

Datat për tri ndeshjet tjera:

13 tetor, Ballkani – Sivasspor

27 tetor, Ballkani – Slavia Praha

3 nëntor, CFR Cluj – Ballkani

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci