Të fundit

Edi Rama tregon kur do të performojë Dua Lipa në Tiranë

Nata e kaluar e “Sunny Hill Festival” iu dedikua muzikës rep, ku në skenë performoi reperi i famshëm britanik Stormzy.

“Sunny Hill Festival” u mbyll pa performancën e Dua Lipës, por ka qenë kryeministri Edi Rama që njoftoi ylli shqiptar i muzikës do të jetë në Tiranë në nëntor.

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë që ylli shqiptar, Dua Lipa prej ditësh po shijon pushimet në Ibiza, Spanjë. Gjatë fundjavës ajo bëri një ndërprerje duke marrë pjesë në dasmën franceze të Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci