Ndeshja e xhiros së pestë mes Prishtinës dhe Ballkanit po pritet me padurim nga shtabi “bardh e kaltër”, e me zell më të madh ndeshjen po e pret trajneri prishtinas, Ismet Munishi.
Në një prononcim për faqen zyrtare të Prishtinës në Facebook, Munishi ka thënë se të dielën mbrëma tifogrupi “Plisat” do të japin leksion falas për të gjithë ata që duan të mësojnë.
“Të dielën mbrëma do të jetë kënaqësi me qenë prishtinas dhe anëtar i FC Prishtinës. ‘Plisat’ do të japin leksion falas për ata që duan të mësojnë”, ka thënë Munishi.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:00 dhe është ndeshja e parë për këtë sezon që Prishtina e zhvillon në shtëpi.
