Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, iu ka bërë thirrje mësimdhënësve që t’i kthejnë fëmijët në bankat shkollore, njofton Klankosova.tv.
“Në radhë të parë kam lutje të sinqertë, t’i lamë partitë politike, mendimi im është i sinqertë, unë jam anëtari i një partie, nuk jam militant, jam futur aty për interesin e kombit në radhë të parë”, ka thënë Kokaj.
“Kam lutje për grevistët që t’i kthejnë nxënësit në klasa, ta thirrin zërin e ndërgjegjes, si prind si edukator, si nxënës, si njerëz që posedojnë dimensionet morale, t’i kthejnë nxënësit në klasë dhe më pas të vazhdojnë në mënyrë demokratike ashtu si veprohet”.
