Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti një deklaratë të vitit 2019 ku brengosej për mësimdhënësit me paga të ulëta dhe fëmijët që mbetnin pa mësime për shkak të greva.
Deliu përmes një shkrimi në Facebook tha se në kohën kur ishte në opozitë, Kurti brengosej për prindërit, mësimdhënësit e nxënësit, ndërsa tani, sipas saj nuk e ka fare ndjeshmërinë për asnjërën palë.
“‘Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësime, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta’. Kështu paska deklaruar Albin Kurti lidhur me grevat në vitin 2019. Ndërkohë, që si qeveritarë nuk po e ka fare ndjeshmërinë e asnjërës palë, as të nxënësve, as të mësimdhënësve, e as të prindërve”, tha ajo.
