Të fundit

Partia e Macronit e ndryshon emrin, nga sot do të quhet “Rilindja”

Subjekti politik i presidentit të Francë, Emmanuel Macron tashmë e ka ndryshuar emrin, raporton Le Point.fr, transmeton Paparaci.

Nga sot e tutje partia e Macron-it nga “La République en Marche” do të quhet “Rilindja”.

Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit, pak metra larg Piramidës ku presidenti më i ri i Republikës Franceze festoi fitoren e tij të parë të vitit 2017.

“Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”, tha Macron, tashmë kryetar i “Rilindjes”, e cila fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në maj ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila fitoi 42% të votave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci