Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur në fshatin Petrovc të Kamenicës.
Ata dyshohet se në mëngjesin e 10 shtatorit kanë vjedhur 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuari janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
