Të fundit

​Dogana parandalon mallra të falsifikuara

Oficerët doganor gjatë muajit shtator kanë ndërmarrë veprime në mbrotjen e ambientit të biznesit, respektivisht në parandalimin e mallërave të falsifikuara.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një njoftim për media, ku si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallërat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy”.

“Mallërat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci