Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha njoftoi se është vonuar në emision për një intervistë, teksa ka ironizuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me deklaratat e saja të fundit.
Megjithatë, ai shtoi se Qeveria Kurti po tallet me kosovarët.
“Unë u vonova, ndoshta të krijova stres, se mu deshtë me i thirrë dy a tre kojshi me u la bashkë në një dush, edhe grave ju thash dilni lanu te kojshia, a po e kuptoni ku ka degradue. Shtëpinë e kam të paizoluar, por duhet me mbështjellë me folie”, tha ai në Kanal 10, raporton Paparaci.
