Të fundit

Kërcënojnë Plisat, nuk largohemi nga “Fadil Vokrri”

Tifo-grupi prishtinas, “Plisat” kanë reaguar ashpër pas vendimit të UEFA- dhe FFK-s për t’ia ndaluar Prishtinës zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për shkak të fushës së rënduar FFK ka marrë sot vendim që gjatë muajit tetor Prishtina ndeshjet si vendas ti zhvillojë në një tjetër stadium.

E ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga Plisat.

Sipas tyre kjo nuk është hera e parë dhe më nuk do të durojnë, ndërkaq ata kanë shkuar edhe më larg duke përdorur gjuhë kërcënuse nëse dikush kundërshton vullnetin e tyre.

“Jeni mësu qe disa herë Prishtinën me e dërgu nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as herërat e kalume, por këtë herë çdo lojë E PRISHTINËS do të zhvillohet brenda stadionit të Prishtinës – aty ku i përket e aty ku e ka vendin!
Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet”, thuhet në njoftimin e Plisave.

Gjatë muajit tetor, Kosova do të jetë mikpritëse e kualifikimeve e Kampionatit Evropian për grupmoshat U-17, ndeshje kto të cilat do të zhvillohen në stadium “Fadil Vokrri” dhe “Zahir Pajaziti”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci