Të fundit

Komuna e Prishtinës shpall tender 2.5 milionë euro për sanimin e rrugëve

Komuna e Prishtinës pritet të intervenojë në sanimin e rrugëve aktuale në të gjitha lagjet e kryeqytetit, përfshirë edhe fshatrat për rreth.

Të hënën, Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës ka hapur tenderin me vlerë të parashikuar 2.5 milionë euro.

Tenderi është i ndarë në gjashtë llote. Ato ndahen në gjashtë zona të kryeqytetit, në të cilat parashihet intervenimi në sanimin e rrugëve të dëmtuara të kryeqytetit.

600 mijë euro janë ndarë për llotin e parë, i cili parasheh intervenime në rrugët e zonës qendër të Prishtinës, si dhe lagjeve Dodona, Ulpiana, Dardania, Tophane, Ulpiana dhe Bregu i Diellit.

Afati i dorëzimit të ofertave për këtë tender mbyllet më 10 nëntor të këtij viti.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci