Modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë modelja dhe partneri i saj, Ami Mezezi.
Çifti kanë njoftuar se janë bërë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Andreas.

“Mirë se erdhe në botë”, ka shkruar Ami në mbishkrimin e postimit shihet se dy prindërit e rinj shihen të lumtur duke mbajtur në duar të porsalindurin.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet nga ana e familjarëve, miqve dhe ndjekësve në Instagram në hapësirën e komenteve.
View this post on Instagram
Kujtojmë se çifti prej disa vitësh janë në lidhje teksa u fejuan në shtator të vitit 2021.
Ndërsa vlen të cektë që Lorena është mjaft e suksesshme në botën e modelingut dhe imazhe i markave të njohura ndërkombëtare.

