Të fundit

Kurti bashkë me vajzën dhe gruan e tij vizitojnë ‘Manifestën’

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se bashkë me vajzën e tij Lean dhe bashkëshorten, Ritën vizituan veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtar që janë pjesë e Biennales nomade të artit, Manifesta.

Shefi i qeverisë tha se kanë mbetur edhe 25 ditë të Manifesta-s në 25 vende në Prishtinë.

“Të gjitha vizitat janë pa pagesë dhe këto hapësira janë:
– Rruga 2 Korriku,
– Sheshi “Adem Jashari”,
– Tulltorja,
– Çelësa Punues,
– Qendra për Praktikën Narrative (ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani”)
– Muzeu Etnologjik,
– Fondacioni 17,
– Shtëpia e Mallrave “Gërmia”,
– Grand Hotel Prishtina,
– Korridori i Gjelbër,
– Shtëpi-shkolla “Hertica”,
– Lumi “Ibër”,
– Kino ARMATA,
– Kino Rinia,
– Muzeu i Kosovës,
– Galeria Kombëtare e Kosovës,
– Observatori i Prishtinës,
– Pallati i Rinisë dhe i Sporteve,
– Monumenti “Varrezat e Dëshmorëve”,
– Rilindja,
– Banesa,
– Hamami i Madh,
– Galeria e Fakultetit të Arteve, Universiteti i Prishtinës,
– Fakulteti i Filozofisë, Universiteti i Prishtinës dhe
– Sheshi “Zahir Pajaziti””, shkroi Kurti në Facebook, ndërsa ndau me publikun disa fotografi nga kjo vizitë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci