Të fundit

Kryetari i Preshevës: Qeveria e Serbisë po punon, e Kosovës po fle

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka lënë të kuptohet se zyrtarët e Qeverisë Kurti II po mbajnë inat me të.

Arifi në “DPT te Fidani”, deklaroi se ai nuk ka inate me qeveritarët e Kosovës, por për këta, thotë se “kanë emocione”.

“Nëse janë t’u mbajtë inate, unë nuk jam t’u mbajtë inate. Unë nuk e kam me emocione këtë raport. Po get që te ata ka emocione. Kam parë vetëm një video-mesazh të z. Kurti dhe e falënderoj”, ka thënë ajo.

Arifi mes tjerash tha se Qeveria e Kosovës po fle, derisa ajo e Serbisë po punon dhe se ia ka vënë syrin Medvegjës.

“Qeveria e Serbisë nuk po fle, ajo po punon, kurse Qeveria e Kosovës është duke fjetur. Me vetëm një video-mesazh, ajo po fle. Serbia ia ka vendosë syrin Medvegjës për moti kohë, dhe ka me realizu”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci