Vetëm edhe një sfidë e ndan ekipin kosovar në CS:GO, Bad News Eagles nga kualifikimi në turneun më të madh botëror ose eliminimi nga gara.
Bad News Eagles i nisën mirë kualifikimet duke marrë një fitore përball ekipit turk, Eternal Fire, por më pas u mposhtën nga NiP, për të bërë një super rikthim më pas ndaj ekipit të tetë në botë, Astralis.
BNE shpërdoruan dje mundësinë për tu kualifikuar në Major, pasi u mposhtën nga Spirit, me rezultat 2:0 në harta.
Ekipi kosovar do të ketë përball sot ekipin rus, Forze që në ranglistën botërore zënë vendin e 26-të.
Sistemi i ndeshjes së sotme do të jetë me 3 ndeshje ose 3 harta dhe fituesi zgjidhet pas dy fitoreve.
Ndeshja mes Forze dhe BNE do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 dhe transmetohet direkt në Youtube dhe në platformën Twitch.tv tek steameri Xhocii. /Paparaci
