Komisionet Hetimore Parlamentare janë mekanizma të Kuvendit të Kosovës, të cilat mbikëqyrin nëse është zbatuar ligji për çështjet e caktuara, për të cilat janë themeluar ato komisione.
Deri më sot, nga të gjithë Komisionet Hetimore Parlamentare, vetëm një prej tyre ka arritur të dërgoi raport në Prokurorinë e Shtetit. Bëhet fjalë për Komisionit
Por, një Komision Hetimor Parlamentar për periudhën e viteve 2006-2022 për Energjinë, Parlamentar Hetimor në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Aktualisht, në Kuvendin e Kosovës ekzistojnë dy Komisione Hetimore Parlamentare për Energjinë: njëri prej tyre trajton periudhën e viteve 2006-2022, ndërsa tjetri periudhën e krizës energjetike të vitit të kaluar.
Komisioni që heton çështjen e lidhura me energjinë gjatë periudhës 2006-2022, ka intervistuar sot tre ish-ministra të Qeverisë së Kosovës. Por, një deputete e Kuvendit të Kosovës e ka shpërfillur për disa çaste punën e këtij mekanizmi të kuvendit.
Deputetja e Grupit Parlamentar 6+, Duda Balje ka realizuar një thirrje telefonike të gjatë rreth një minutëshe derisa Komisioni Hetimor Parlamentar, pjesë e së cilës është edhe ajo, po zhvillonte intervistimin e ish-ministrit Et’hem Çeku.
Balje është shfaqur derisa zhbillonte thirrjen telefonike, me telefonin e saj celular, përderisa intervistimi i ish-ministrit nga anëtarët e tjerë të komisionit vazhdonte.
Ajo e ka mbyllur telefonatën pas rreth një minute bisedë. Veprimet e saj janë kapur nga kamerat e mediave, të cilat ishin prezente në mbledhje. Balje ka qenë pak aktive në mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar për periudhën e viteve 2006-2022 për Energjinë.
