Të fundit

Përmbysje në Gjilan, Prishtina arrin fitore të madhe ndaj Dritës

Me dy gola të shpejtë për dy minuta Prishtina ka arritur ta përmbysë epërsinë e Dritës, duke marrë tre pikë të vlefshme në Gjilan.

Prishtina arriti fitore me rezultat 1:2 , në ndeshjen e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan në kuadër të xhiros së 12-të, duke u bërë skuadra e parë që e ka mposhtur Dritën.

Drita arriti ta shënonte golin e epërsisë në minutën e 86-të me Prince Balde, por Prishtina u rikthye në minutat shtesë.

Me dy gola të shpejtë, Prishtina arriti ta përmbysë epërsinë e Dritës.

Golin e parë e shënoi Shefit Shfeiti, kurse të dytin e shënoi Leotrim Kryeziu nga penalltia.

Pas 12 xhirove, Drita qëndron në krye të tabelës me 27 pikë, teksa Prishtina ka arritur kuotën e 18 pikëve.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci