Të fundit

Kërkohet paraburgimi i burrit që dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për ngacmim seksual të vajzës së tij të mitur, shkruan të mërkurën “Betimi për Drejtësi”.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka konfirmuar vendimin e prokurorisë.

“Mund t’ju konfirmojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, tha Ulaj.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar të mërkurën lidhur me rastin e ngacmimit seksual në Komunën e Podujevës, ku thuhet se i dyshuari është arrestuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci