Të fundit

Peach: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka thënë se lufta në Ukrainë është duke riformuar kornizën gjeopolitike.

“Çdo kush që mendon se konkurrenca strategjike është konkurrencë për akademikët nuk është. Na nevojiten për tu përballur me këtë konkurrencë gjeostrategjike. Proceset demokratike që i përmendi kryeministri Kurti kanë rendësi, siç janë lufta kundër korrupsionit, përparimi ekonomik etj”, tha Peach.

Peach shtoi se duhet të jemi shumë të kujdesshëm të mos lejojmë problemet politike që të bëhen çështje superiore, duke theksuar se mbështesim procesin e atlantikut për këtë regjion e po ashtu edhe procesin e Berlinit.

“Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian”, tha Peach, duke theksuar se mbështesin çdo gjë që e përmban unitetin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci