Të fundit

Vuçiq thërret Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të enjten me fillim nga ora 10:00, raporton “B92”.

Reagimi i Vuçiqit erdhi pas kërkesës që iu bë nga Lista Serbe për një takim urgjent.

Lista Serbe kërkoi takim, duke thënë se “Albin Kurti me deklaratat e fundit ka paralajmëruar se nga 1 nëntori do të nisë me rrëmbimin e pronave të qytetarëve tanë dhe veturave me targa serbe”.

Më 31 tetor përfundon afati i riregjistrimit të veturave nga ato me targa ilegale në ato legale RKS.

Qytetarët serbë, që i kanë veturat me targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës, mund t’i riregjistrojnë veturat në targa legale të Kosovës, RKS pa pagesë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci