Skuadra e Interit ka njoftuar se sulmuesi belg, Romelu Lukaku është lënduar gjatë stërvitjeve.
“Romelu Lukaku iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale sot në Institutin Humanitas në Rozzano, pas tendosjes së muskujve që hasi në stërvitjen e mëngjesit të djeshëm.
Nga ekzaminimet u evindetua një shpërqëndrim i muskujve në kofshën e majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet sërish javën e ardhshme”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.
