Të fundit

Barcelona kërkon transferimin e Coman

Barcelona do të tentojë të transferoj një sulmues në merkaton e janarit edhe pse nuk ka kapacitet për shkak të limit të pagave.

Pas premtimit të drejtuesve të klubit, Barca po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit francez, Kingsley Coman.

Klubi Blaugran është rikthyer përsëri te Coman pas merkatos së kaluar.

Fancezi nuk ka pasur minutat e dëshiruara dhe situata e tij te Bayern është e komplikuar duke startuar vetëm në dy ndeshje të Bundesligës.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2023, megjithëse dëshira e tij është të largohet nga Gjermania. Bayern nuk është i gatshëm të dorëzohet edhe pse do të dëgjojë një ofertë transferimi, diçka që Barça është në gjendje ta bëjë.

Coman është një anësor shpërthyes, i cili tashmë ka dëshmuar se mund të performojë në nivelin më të lartë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci