Kim Kardashian dhe Pete Davidson i kanë konfirmuar të gjitha aludimet rreth romancës së tyre teksa u panë të kapur për dore të mërkurën kur u festua ditëlindja e komedianit në Kaliforni.
Kim dhe Pete duken të lumtur në fotot e kapura nga paparacët teksa bënë një shëtitje pranë rezidencës së Kris Jenner, ku ata kanë qëndruar së bashku, duke hequr çdo dyshim se marrëdhënia e tyre është më shumë se një flirt kalimtar.

