Të fundit

MSh me njoftim të rëndësishëm rreth vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se informacioni për lokacionet e vaksinimit do të afishohet edhe në pagesa të ndryshme si “slip paper” e kupona jo-fiskal shkruan Paparaci.

Sipas MSh-së kjo po bëhet me qëllim që të inkurajohen qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Tutje ministria ka bërë të ditur se informacione për vaksinim do të ketë edhe në banera e web faqe të ndryshme.

“Edhe në mesazhet SMS që institucionet e kompanitë i nisin drejt qytetarëve e klientëve; Në “banner”-ët e web-faqeve, në nënshkrimet e mesazheve e-mail; Nëpër sportelet e institucioneve publike dhe shumë kompanive private dhe në zonat me frekuentim të lartë do të vendosen stickers me QR Code që përmban të dhëna të detajuara për qendrat e vaksinimit dhe në vijimsi do të përditësohen me të dhëna lidhur me vaksinuar, për të lehtësuar kështu qasjen në vaksinim për secilin qytetar të Republikës së Kosovës”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci