Të fundit

Bahri Cani: Jam optimist se vendimi për heqjen e vizave merret këtë vit

Bahri Cani, gazetari i agjencisë gjermane të lajmeve “Deutche Welle”, ka folur sot për procesin e liberalizimit të vizave.

Ai u shpreh se liberalizimi i vizave varet nga sistemi ETIAS, që është një sistem në të cilin të gjithë qytetarët që duan të futen në Bashkimin Evropian duhet të japin të dhënat e tyre kryesore.

Ai tregoi se ky sistem nuk vlen vetëm për Kosovën, por për të gjithë qytetarët e të gjitha vendeve jashtë BE-së që duan të futen në territorin e Bashkimit Evropian.

Cani tha se beson që vendimi për liberalizimin e vizave do të merret këtë vit, edhe pse finalizimi i procesit pritet të ndodhë pas një viti.

“Liberalizimi i vizave mund të shtyhet por unë jam optimist se mund të merret vendimi këtë vit”, u shpreh ai, shkruan Paparaci.

Ndërsa, sa i përket çështjes se pse është shtyrë kaq gjatë procesi i liberalizimit të vizave, ai tha se Kosova e kishte humbur “trenin” në vitin 2016-2017, dhe se tani i duhet të pres.

Po ashtu, krejt në fund ai tha se beson që një takim mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtit do të realizohet sot në Paris.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci