Të fundit

Osmani tregon pse u thanë jo vaksinave ruse dhe Kineze

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, ka folur rreth procesit të vaksinimit në Kosovë dhe arsyes se vendi jonë ka refuzuar vaksinat ruse dhe kineze, shkruan Paparaci.

Osmani ka thënë se ndonëse nuk ka shifra të larta të të infektuarve dhe njëkohësisht të vdekurve nga koronavirusi, nuk do të thotë se në vendin tonë ka kaluar rreziku.

Tutje ajo ka shtuar  se njëra nga arsyet tjera për rritjen e besimit të kosovarëve që të marrin vaksinën ka qenë kur ata i kanë thënë jo vaksinave ruse dhe kineze.

Ne kemi numrin më të madh të të vaksinuarve në rajon dhe se disa vende të Evropës. Megjithatë për të ardhur këtu ne patëm nevojë për ndihmë të partnerëve tanë, ne ishim faktikisht shteti i fundit  në Evropë që e filluam vaksinimin, sepse ne ishim vendi  i vetëm në rajon që u thamë jo vaksinave kineze dhe ruse”.

“Për ne ishte e rëndësishme të sigurohemi që ta luftojmë këtë ndikim keqdashës edhe në kohën më të vështirë,  ishte vendimtare për suksesin tonë. Ne u thamë po vetëm vaksinave që u aprovuan nga FDA dhe EFSA. Dhe për këtë arsye kjo ka ndihmuar për të rritur besimin tek qytetarët tanë që janë më proevropianët, më proamerikanët dhe më prokanadezët. Të sjellësh vaksina nga shtetet që kanë qene pranë nesh si në kohë te vështira, por edhe në kohë të mira ka ndihmuar për të rritur besimin e njerëzve tanë”.

Osmani ka shtuar se qytetarëve të vendit u kanë thënë që vaksinimi e parandalon përhapjen e virusit tek ata dhe tek të afërmit e tyre. Po ashtu ka përmendur edhe shtetet mike të cilat në fillim i kanë dhënë donacione Kosovës kur nuk kishte vaksina të blera./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci