Të fundit

Këngëtarët që do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror

Ka tash e sa kohë që përflitet për hapjen e madhe të Kampionatit Botëror 2022, i cili starton këtë të diel më 20 nëntor.

Mes shumë emrave të përfolur për të kënduar në ceremoninë e madhe hapëse, shumë prej tyre i refuzuan ftesat.

Këngëtarja Shakira thuhet se ka refuzuar ftesën për të performuar në hapje ndërsa e shumëpërfolura Dua Lipa tha se as nuk ka qenë e negociuar që të performojë.

Artistja shqiptare madje tha që nuk do të shkojë në Katar, pas kritikave që ky shtet nikoqir i kampionatit ka marrë për mos-respektim të të drejtave të njeriut.

Sido që të jetë, të enjten faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse.

Ata do të jenë këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma, dhe këngëtarja e famshme libaneze Myriam Fares.

“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci