Të fundit

Muriqi “shpërthen” ndaj La Ligas: Kjo është e turpshme

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është i pikëlluar që Spanja nuk e njeh vendin e tij, Kosovën.

Në një intervistë për gazetën spanjolle AS, kosovari ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit. Ai ka zbuluar se ka mundur të mos kishte nënshkruar me Mallorcan shkaku i pasaportës së tij.

Muriqi ka deklaruar se “është e turpshme” që flamuri i Kosovës të mos paraqitet pranë emrit të tij në listën e golashënuesve, siç ndodh me secilin futbollist të kombësive të tjera në ligë, transmeton Paparaci.

I pyetur se si ndihet për këtë fakt, Muriqi është përgjigjur:

“Ufff… liga ka bërë një listë golashënuesish dhe të gjithë kanë flamurin e vendit të tyre pranë emrit dhe unë nuk kam asgjë, nuk kam flamur, kjo është e turpshme, mendoj se futbolli dhe politika nuk duhet të jenë në të njëjtën rrugë, duhet ta ndryshojmë këtë”.

“Falenderoj tifozët e Mallorcas dhe Spanjës që me njohin tashme, e vërteta është që kam probleme me dokumentet sepse vendi im nuk njihet këtu dhe pyetja e pare nga Pablo Ortells (drejtori sportiv i Mallorcas) ishte, çfarë pasaporte keni? dhe unë u përgjigja: pasaportë shqiptare dhe ai mori frymë lehtë sepse më tha që po të kisha pasaportën e Kosovës nuk do të mund të më firmosnin, nuk mund të firmosja për një ekip për arsye politike, kjo nuk është gjë e mirë dhe mendoj se ne të gjithë mund të jetonim në paqe”.

Pavarësisht këtyre problemeve, ecuria e ‘Piratit’ me Mallorcan është spektakolare dhe me 8 gola në 13 ndeshje ai ka filluar të ketë numra historik me skuadrën nga Palma de Majorka.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci