Ylli Lionel Messi do të jetë i veçantë në Kampionatin Botëror “Katari 2022” për shkak se në turneun që nis të dielën, do të paraqitet me këpucë unike.
Kompania “Adidas” ka bërë një dizajn unike të këpucëve të Messit enkas për Botëror, të cilat tashmë edhe i ka prezantuar.
Messi është kapiten i Argjentinës dhe do të jetë lider i ekipit që konsiderohet favorit për ta fituar titullin e Botës.
Në Botëror, Argjentina bën pjesë në Grupin C, së bashku me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë. Ndeshjen e parë në Katar, Argjentina e luan më 22 nëntor kundër Arabisë Saudite.
