Të fundit

Machester United nis ndërmarrjen e hapave të parë ndaj Ronaldos

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo së fundmi ka shokuar botën e futbollit me intervistën e tij bombastike me Piers Morgan.

Ronaldo ka kritikuar Manchester United dhe kryesinë e gjigantit anglez, si dhe është përplasur me trajnerin, Erik Ten Hag, raporton KosovaPress.

Po ashtu, Ronaldo zbuloi se çfarë do të sjell e ardhmja e tij para merkatos së janarit, ku sugjeroi se nuk mund ta sheh më vetën duke e veshur fanellën e “Djajve të Kuq”.

Si pasojë e kësaj interviste, tani ka reaguar Manchester United.

“Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media.

Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”, shkruante në komunikatën e United.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci