Të fundit

Franca e nis me fitore rrugën drejt mbrojtjes së titullit

Kombëtarja e Francës e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror “Qatar 2022”

Francezët triumfuan përball Australisë me rezultat 4:1.

Fillimisht australianët dolën në epërsi me golin e Goodwin të shënuar në minutën e nëntë, por nuk arritën ta mbronin për shumë gjatë rezultatin.

Rabiot arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 27-të, ndërsa pesë minuta pas tij shënoi edhe Olivier Giroud.

Giroud shënoi edhe më vonë golin e katërt të Francës duke barazuar me gola legjenden franceze, Thierry Henry.

Kurse golin e tretë për francezët e shënoi Mbappe.

Franca ndodhet në Grupin D së bashku me Tunizinë, Danimarkën dhe Australinë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci