Të fundit

Rita Ora dhe Dua Lipa “përplasen” virtualisht me njëra-tjetrën

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa i kanë bënë krenarë të gjithë shqiptarët me sukseset e tyre në muzikë.

Artistet shpesh herë nuk kanë hezituar që të thumbojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Se kanë një “armiqësi”, kjo është parë nga postimi i tyre i fundit në rrjetet sociale.

Një ditë pas koncertit të Dua Lipës në Tiranë për 28 nëntor, një faqe e fansave publikoi një postim në rrjetin social Twitter të cilin ajo e ka rishpërndarë në InstaStory, ku citohej se interpretuesja e hitit “New Rules” ka pasur mbi 200 mijë vetë prezentë në koncertin e saj.

Sipas kësaj faqe, ky ishte një rekord botëror, sipas të cilit këngëtarja shqiptare ia paska kaluar me publik edhe artistes Tina Turner, të një koncerti të saj në vitin 1988.

E nuk mungoi shumë kur edhe Rita Ora “goditi” me një postim në InstaStory – një njoftim gjithashtu të rishpërndarë nga një faqe e fansave e saj.

Nga ai postim rikujtohej koncerti i këngëtares Ora në sheshin Prishtinës më 17 shkurt 2018, kur po kremtohej festa e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas shifrave, në koncertin e Ritës ishin mbi 250 mijë persona.

Ky postim i artistes së hitit “Hot Right Now” është parë si një thumb i hapur ndaj Dua Lipës, për t’i treguar se koncerti i saj ka pasur një numër më të madh njerëzish dhe se Dua nuk ka thyer asnjë rekord.

Sido që të jetë, të dyja këto pretendime mbesin të tilla pasi shifrat janë publikuar nga faqet e fansave dhe nuk janë shifra zyrtare – por një gjë është e sigurt, që postimet në fjalë tregojnë se dy vajzat e talentuara me origjinë nga Peja nuk bëjnë paqe me njëra-tjetrën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci