Të fundit

Ambasadori rus në Beograd: “Perëndimi po hedh benzinë në zjarr”

Ambasadori rus në Serbi Alexandar Botsan-Kharchenko ka akuzuar Perëndimin se “i hedh benzinë ​​zjarrit” duke insistuar në propozimin franko-gjerman.

Duke vënë në dukje se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe siguri, Josep Borrell, “aludon qartë se tani është e nevojshme të fokusohemi në këtë propozim”, Botsan-Kharchenko ka thënë se “sipas të gjitha gjasave, qëndrimi publik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për këtë nuk është i rëndësishëm për të” (Borrellin), transmeton Paparaci.

“Me fjalë të tjera: Perëndimi e zvogëloi tensionin e problemit të targave, të cilin Prishtina e krijoi artificialisht, por nuk e bëri për të normalizuar situatën në krahinë. Tani po i hedh përsëri benzinë ​​zjarrit”, ka pretenduar Botsan-Kharchenko.

Ai ka pretenduar se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i dha pëlqimin për ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në dialog dhe vuri në dukje se Brukseli nuk u konsultua me vendet anëtare të Organizatës Botërore “për të përfshirë kaq lehtë dhe në mënyrë urdhëruese planin franko-gjerman në agjendë të dialogut”.

Bostan-Kharchenko gjithashtu ka pretenduar se shumica, pra më shumë se 100 anëtarë të OKB-së, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci