Të fundit

Mefi – Çitakut: Vlorë, mos hapni shampanja sepse liberalizimi kryhet edhe pa to

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ia ka përmendur gazjellësin kryeministrit Albin Kurti, pasi të mërkurën ambasadorët e vendeve të BE-së, u pajtuan për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Sipas Bajqinovcit, “broçkullat janë të këtyre që i hapnin shampanjat”.

“Liberalizimi i vizave që urohej çdo vit e disa herë brenda vitit (madje për disa tjerë ishte kryer “pardje”) më në fund po shkon drejt një epilogu pozitiv. Ky proces shënon një arritje të rëndësishme për vendin tonë e për qytetarët tanë, që padrejtësisht janë privuar nga një prej parimeve themelore të Bashkësisë Europiane që është lëvizja e lirë”, shkroi ai në Facebook.

Ai shprehet se mbi të gjitha, ky hap i rëndësishëm është i lidhur me luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, “që përmendej si vërejtje serioze në çdo vit nga faktorët ndërkombëtarë”.

Bajqinovci iu drejtua Çitakut duke i thënë se “Vlorë, mos hapni shampanja sepse liberalizimi kryhet edhe pa to”.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci