Sot, Policia e Kosovës njoftoi për arrestimin e sipërmarrësit Jasmir Morina, i cili dyshohej për falsifikimin e dokumenteve me të cilat ka fituar tenderin për renovimin e spitalit të qytetit të Gjilanit.
Lidhur me këtë ka reaguar arkitektja e cila ka qenë duke punuar tek operatori ekonomik “Tribuna” Ferdeze Sermaxhaj Kastrati.
Në reagimin e saj Sermaxhaj Kastrati thotë se asaj i janë shfrytëzuar diplomat dhe nënshkrimi i saj për ta lidhur kontratën në fjalë dhe se ajo nuk ka lidhje me këtë kontratë. /klankosova

