Të fundit

Reagon Gërvalla pas aksidentit tragjik në Bullgari

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, mes të cilëve ishin edhe 12 fëmijë, shkruan Paparaci.

Siç raportohet deri më tani shumica e viktimave janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Gërvalla në një postim në Twitter u ka ofruar mbështetje institucioneve të Maqedonisë së Veriut.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e dhjetëra qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem që të lënduarit të shërohen sa më parë. Kosova do të jetë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm”, ka shkruar Gërvalla./Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci