Policia e Kosovës ka raportuar se dje janë arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, shtetas të Kosovës, pasi dyshohet se kanë kryer veprën “Vjedhje e rëndë”.
Të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur disa panele alumini në një objekt në ndërtim.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
