Të fundit

“Kërkesa” e Vuçiqit për 1000 trupa në Kosovë, Eskobar: Nuk e mbështesim fare

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se shteti që ai e përfaqëson, e kundërshton kategorikisht kërkesën e Serbisë për vendosjen e rreth 1 mijë trupave ushtarake në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Escobar ka deklaruar se ShBA-ja nuk e mbështet fare një kërkesë të tillë dhe ka theksuar qartë, se Kosova e ka garancë aleatin e saj amerikan.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha ai.

Pyetur se si do veprohet nëse ndodhë një gjë e tillë, ai është përgjigjur prerë: “E para, këtë nuk e pres”.

“E dyta, po e përsëris, Kosova ka garanci të forta sigurie nga ShBA-ja, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR.” – tha tutje ai.

Vlen të përmendet se pas zhvillimeve në veri të vendit dhe vendosjes së barrikadave në disa pika, Escobar po qëndron në Kosovë, ku sot bashkë me emisarin evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak do ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga ora 17:30.

Çka paralajmëroi Vuçiq?

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të hënën ka thënë se Qeveria e Serbisë, do të marrë vendim gjatë se enjtes për t’i dërguar kërkesë misionit të KFOR-it, në mënyrë që të mundësojë prezencën e trupave serbe në veri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci