Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan beson se futbollisti portugez Cristiano Ronaldo kishte një “ndalim politik” nga Kupa e Botës në Katar.
Sipas presidentit turk, ylli portugez nuk guxonte të përmendte Palestinën, të cilën ai e ka mbrojtur.
“Ata e shpërdoruan Ronaldon. Fatkeqësisht, i vendosën një ndalim politik. Të vendosësh një lojtar si ai në fushë vetëm 30 minuta të mbetura në lojë ishte një mënyrë për të shkatërruar psikologjinë e tij dhe për t’ia hequr energjinë,” tha Erdogan.
Ronaldo, kujtojmë, ishte shumë i pakënaqur pas eliminimit nga Kupa e Botës në ndeshjen çerekfinale kundër Marokut, kur nuk e nisi ndeshjen nga stoli, por pati një shans në pjesën e dytë dhe nuk arriti t’i ndihmojë shokët e skuadrës për të shmangur eliminimin.
Ai shkoi në dhomat e zhveshjes i përlotur.
https://twitter.com/lanavecomunica3/status/1607220409824321536?s=20&t=RRxc8MhuBhTrZku0HyUYtg
