Të fundit

U raportua se vdiq në një aksident tragjik, ish-futbollisti i Premier Ligës mund të jetë gjallë

Familja e një ish-lojtari të Premier Ligës, i cili thuhet se vdiq pas një përplasje fatale automobilistike, është e bindur se vdekja e tij ishte falsifikuar.

Ish-mbrojtësi i Boltonit dhe Aston Villës, Jlloyd Samuel, humbi jetën në vitin 2018 kur Range Rover-i i tij u përplas me një furgon në Manchester, ndërsa ai po udhëtonte në një fshat.

Përplasja ishte aq e fortë saqë bëri që makina e shtrenjtë të shpërthente në flakë dhe trupi i Samuelit u dogj menjëherë.

Pati homazhe për ish-yllin e Anglisë U-21 dhe klubi i tij i “Villains” e nderoi duke mbajtur shirit të zi në ndeshjen e tyre në “play-off” kundër Midëllsbrout.

Por në një kthesë tronditëse të ngjarjeve, familja e tij këmbënguli se vdekja e Samuelit ishte falsifikuar nga gruaja e tij, në mënyrë që ajo të mund të përfitonte nga skema e sigurimit.

“Daily Star” shkruan se ajo ka penguar policinë që të bëjë testin e ADN-së së trupit të viktimës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci